0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Egjipti hap kalimin kufitar Refah

Më të lexuarat

Egjiptit përsëri për tre ditë ka rihapur kalimin kufitar në Refah, i cili nga pushtimi izraelit i Gazës është dalja e vetme në pjesën tjetër të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Kalimi kufitar është hapur në dy drejtimet. Drejtori për kontrollin e vendkalimeve kufitare në Gaza, Mahir Ebu Subhi për AA tha se dhjetëra persona, nga orët e para të mëngjesit presin në pikën kufitare, të cilët largohen nga Gaza.
 
Siç thotë ai, është numri një numër i madh i atyre që duan të kalojnë kufirin. Ebu Subhi thekson se në kalimin kufitar janë duke pritur rreth 15,000 persona, në mesin e të cilëve ka rreth 4.000 pacientë dhe 3.000 nxënës.
 
Mijëra njerëz, të cilët bëjnë përpjekur për të lënë Gazën, iu kanë bërë thirrje autoriteteve egjiptiane për të mbajtur vazhdimisht të hapur kalimin kufitar në Refah. Kalimi kufitar në Refah është mbyllur nga 3 korriku 2013, kur në Egjipti ndodhi grusht shteti ushtarak dhe që atëherë në është hapur përkohësisht në disa raste.
 
Pas sulmit me bombë të kohëve të fundit në rajon Sinai të Egjiptit, më 24 tetor të vitit të kaluar, autoritetet egjiptiane njoftuan gjendjen të jashtëzakonshme tremujore në rajon, e cila përfshinte edhe mbylljen e kufirit në Refah. Që atëherë, disa herë në periudha të shkurtra është hapur kalimi për pacientë dhe nxënës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit