0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria e Pakistanit – 2 673 talebanë të vrarë në Veziristanin e Veriut

Më të lexuarat

Në operacionet e shkallës së gjerë “Zarb-e Azb” që janë ndërmarrë që prej një viti në rajonin e Veziristanit të Veriut në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit deri më tani janë vrarë 2 mijë e 673 militantë talebanë të Pakistanit.
 
 
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga zëdhënësi i ushtrisë theksohet se në operacionet ajrore dhe tokësore të ndërmarra në shkallë të gjerë që prej një viti në rajonit e Veziristanit të Veriut dhe në rajonin e fiseve Hajber janë shkatërruar 837 strehimore (bunkerë) dhe janë konfiskuar 253 ton lëndë shpërthyese të militantëve.
Gjithashtu gjatë operacioneve deri tani kanë humbur jetën 347 ushtarë dhe janë konfiskuar 18087 armë duke përfshirë edhe armë të rënda.
Operacionet do të vazhdojnë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit në territoret e Pakistanit, bën të ditur komunikata, ndërsa thekson se ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për mbrojtjen e kufijve të vendit kryesisht në rajonin e Kashmirit.
Pas një sulmi të ndërmarrë nga militantët talebanë të Pakistanit në aeroportin ndërkombëtar Karaçi, sulm ku kishin humbur jetën 29 persona, ushtria më 15 qershor 2014 nisi një operacion të shkallës së gjerë në rajonin e Veziristanit Verior afër kufirit afgan, dhe më pas e zgjeroi atë duke përfshirë edhe rajonet Hajber dhe Luginën Shaval.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit