Nga: Tarik Ramadan
Tarik Ramdan: Horori në Egjipt: e kemi thënë njëherë, po e themi sërish
Analizat e mija të fundit për Pranverën Arabe, si dhe zhvillimet e krizave në Tunizi dhe Egjipt, kanë tërhequr komente kritike me bollëk. Qëndrimi im në lidhje me kryengritjet Arabe, historinë e tyre dhe çështjet që ato ngrenë, është tejet i saktë me atë të shprehur në librin tim Islami dhe Kryengritja Arabe. Ngjarjet e fundit e kanë konfirmuar saktësinë e tyre; unë u kërkoj lexuesve që kërkojnë qartësim që ta lexojnë dhe rilexojnë atë.
Për ato të cilët pretendojnë se vështrimi im kritik ndaj islamit politik dhe zhvillimit të tij historik është i një lloji të ri dhe oportunist, unë u referohem punimeve të mija të mëparshme (përveç atij të fundit) Islami, Perëndimi dhe Sfidat e Modernizmit (1995) dhe Reforma Radikale (2007), të shkruara shumë përpara kryengritjeve, dhe të cilat japin një shpjegim të qartë të pikëpamjeve të mija mbi politikën, çlirimin, si dhe objektivat ekonomikë dhe të pushtetit balancues. Shumica e artikujve të mia të fundit janë sinteza të atyre shkrimeve të mëparshme, si dhe rivlerësojnë dhe riformojnë qëndrimin tim në dritën e ngjarjeve të fundit. Qysh nga fundi i viteve 1980 në lidhje me Sudanin, më pas Algjerinë, Egjiptin dhe Palestinën, unë jam kthyer tek tematika, kohë pas kohe sërish, teksa kam ruajtur të njëjtën linjë analitike.
Në të njëjtën kohë, unë kam zhvilluar një kritikë të detajuar ndaj polarizimit të debateve mes sekularistëve dhe islamistëve, veçanërisht në Egjipt dhe Tunizi. Qëndrimi im i fundit mbi grushtin e shtetit në Egjipt ka bërë që disa intelektualë dhe aktivistë anti Mursi të më etiketojnë mua si pro Mursi, pro Vëllazërisë Myslimane dhe pro Islamik, duke ndezur kështu makinerinë propagandistike. Sa bukur do të ishte nëse gjërat do të ishin kaq të thjeshta. Por është e pamundur, me gjithë njerzillëkun, që të më kritikojnë mua për mungesë të qartësisë ndaj veprimeve të qeverisë së Mursi si dhe pozicionimin ideologjik të Vëllazërisë Myslimane. E kam thënë njëherë dhe do ta them sërish, se apologjetët “liberalë’ të grushtit të shtetit dhe miqtë e ushtrisë të cilët pretendojnë se nuk kanë dëgjuar dhe lexuar asgjë dhe që i hedhin poshtë kundërshtarët e tyre duke i quajtur si “islamikë” dhe “terroristë” do të ishte më mirë që ti kushtonin vëmendje më të afërt thelbit dhe dhënies së përgjigjeve për një gamë të pyetjeve kyçe.
Gratë dhe burrat që kanë demonstruar për më shumë se 5 javë janë paraqitur tashmë si “pro-Mursi”, dhe si anëtarë esencial të Vëllazërisë Myslimane. Kategorizimi është I rremë ashtu si edhe tendencioz. Një pëlhurë gënjeshtrash e endur fortë nga media zyrtare dhe e shpërndarë nga 80% e agjencive të shtypit perëndimor, të cilat përdorin të njëjtat terma për të përshkruar demonstratat e vazhdueshme dhe masive në rrugë. Në fakt, demonstruesit marshojnë nën flamurin e opozitës ndaj grushtit të shtetit, dhe aty përfshihen gra dhe burra që nuk janë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane, dhe që sjanë as Selefistë apo Islamikë. Në mesin e numrave të tyre janë ‘blogerët’ rinorë, sekularistët dhe Koptët.
Ushtria egjiptiane kurrë nuk u tërhoq nga skena politike. Strategjia e saj mund të shpjegohet më së miri nga shqetësimi i saj për të ruajtur interesat e saj politikë, ekonomikë dhe financiar, ashtu si edhe nga marrëdhëniet e saj të ngushta me qeverinë amerikane. Kryeqytete të caktuara Evropiane – ashtu si edhe Izraeli- gjejnë qartësisht strategji në simpatinë e tyre. Dënimi i turpshëm perëndimor, vërejtjet me gjysmë zemre të Presidentit amerikan Barak Obama ( duke anuluar manovrat e përbashkëta ushtarake dhe duke konfirmuar ndihmën financiare amerikane dhe duke mbështetur në mënyrë të tërthortë grushtin e shtetit), së bashku me bombardimin mediatik, u kanë siguruar ushtarakëve kartën e bardhë për të ndërmarrë shtypje të një shkalle të gjerë nën mbulimin e të sapo deklaruarës: Gjendje të Jashtëzakonshme. Goditja është tejet larg nga fundi, vdekjet, tortura dhe burgosjet masive shtrihen përpara për Egjiptin.
Asgjë e re, fatkeqësisht. Transmetimi shtetëror i medias mashtron dhe manipulon informacionin: si gjithmonë këto janë teknika të provuara. Policia dhe forcat e armatosura pretendojnë se po veprojnë nën një vetë-mbrojtje legjitime: ato përdorin municion luftarak për të shenjestruar demonstruesit dhe numri i të vdekurve është nënvlerësuar në mënyrë sistematike. Xhamitë që strehuan trupat e demonstruesve të vdekur janë djegur në mënyrë që të asgjësojnë provat.
Xhamitë e tjera, si al Iman, u rrethuan teksa familjet po përgatiteshin për të vajtuar të vdekurit e tyre. Në mënyrë që të vijonin me varrimin, familjarët në zi u detyruan me forcë të deklaronin se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja, ose ta shtynin më vonë varrimin. Tmerre të reja, metoda te vjetra. Nuk erdhi si me befasi që arkat e armëve u zbuluan, filmuan dhe transmetuan në të gjithë botën. Ndërkohë, demonstruesit mendje bosh, pas 6 javësh marshime masive dhe 1 jave kërcënimi për ndërhyrje ushtarake, nuk mundën që të gjenin kohën që ti përdornin ato. Ashtu si e hapur sheshazi, strategjia e djegies së kishës na kujton metodat e paraardhësve të al Sisi : ktheji njerëzit kundra njëri tjetrit dhe paraqiti “islamikët terroristë” se armiqtë e Koptëve. Kështu ato më një gur vrasin dy zogj: justifikojnë shtypjen teksa nga ana tjetër fitojnë zemrat dhe mendjet e Perëndimit.
Të gjithë ato që kundërshtojnë grushtin paraqiten si shpalosës të një marrëzie mahnitëse: jo të dhunshëm dhe të disiplinuar për javë të tëra, madje edhe pas masakrës së 8 korrikut, papritur ato janë kthyer në të dhunshëm aq sa sikur u luten ushtrisë, që të ketë të drejtë të godasë në shenjë. Kë po përpiqen ato që të mashtrojnë? Kush janë ato që pretendojnë të besojnë ato që ato po përpiqen ti bëjnë budallenj?
Pyetja qendrore ishte dhe mbetet ajo në lidhje me lirinë dhe demokracinë e popullit egjiptian. Ajo çka po ndodh sot në Egjipt është një shpërfytyrim qesharak dhe një llahtari. Vendi është tashmë nën mëshirën e Forcave të Armatosura; Egjipti do të përjetojë tani ekzekutime masive, burgosje arbitrare, tortura dhe mashtrime në nivelin me të lartë shtetëror. Gjeneralët janë të mbështetur plotësisht nga Perëndimi, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Ky është realiteti I vetëm. Ato të cilët, në urrejtjen e tyre të brendshme ndaj islamikëve, mbështesin sot ushtrinë dhe policinë duke vrarë dhe shtypur do të përgjigjen një ditë për zgjedhjen e tyre. Ato gjithashtu duhet të na zbulojnë ne analizat e tyre, programin e tyre politik “demokratik të hartuar në hijen e kazermave të tyre, ne zemër të korrupsionit, në zemrën e stuhisë së Lindjes së Mesme e cila është tashmë në mëshirë të fatit. Përgjegjësia e tyre është e pafundme, mbi dhe përtej shijes së hidhur të fjalëve që ato përdorin për të inkurajuar dhe justifikuar shtypjen e dhunshme ndaj civilëve të paarmatosur. “Liberalë” të vrarë në shpirt, e “progresistë” patetik.
…