9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Maqedonia e V. voton për pushtetin e ri lokal

Më të lexuarat

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të dielën u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarëve të 80 komunave dhe të këshillave komunalë, si dhe Shkupin me dhjetë komuna, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, (KSHZ) kanë 1,824.864 qytetarë, të cilët për herë të parë votojnë me sistemin e ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”. Qytetarët votojnë me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e procesit votues. Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa rezultatet pritet të publikohen në faqen elektronike të KSHZ-së, ashtu siç arrijnë nga qendrat e votimit. Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë. Më së shumti kandidatë ka për kryetar të Shkupit, gjithsej 12. Për herë të parë ka numër të madh të kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave dhe lista për këshilltarët komunalë. Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë regjistruar 24 kandidatura të pavarura. Nga të gjithë kandidatët për kryetarë komunash, 25 janë gra. Zgjedhjet mbahen me dy rrethe zgjedhore. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave në rrethin e parë, atëherë në balotazhin më 31 tetor kalojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave në rrethin e parë. Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë shqiptare garën do ta zhvillojnë për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibrë si dhe disa komuna rurale. Beteja mes partive maqedonase është përqendruar në qytetet e mëdha si Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Shtipi, dhe komunat tjera më të vogla. Shumica e komunave aktualisht drejtohen nga Lidhja Social – Demokrate e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev ndërsa komuna me shumicës shqiptare nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga 1,100 vëzhguesit vendorë dhe 217 vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ODIHR. Vëzhguesit e tyre do t’i kenë edhe shumë ambasada të huaja të akredituara në vend. Në të gjitha 3.480 vendvotimet do të ketë pjesëtarë të forcave policore për sigurimin e procesit të rregullt zgjedhor. Të shtunën, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për shpërndarje të parave për blerje të votave. Të shtunën, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me koronavirus. Zgjedhjet e së dielës për pushtetin lokal, janë të shtatat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, në vitin 1991.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit