Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Erbaş ftoi komunitetin ndërkombëtar dhe botën lslame që të kundërshtojnë vendimin e gjykatës izraelite lidhur me miratimin që hebrenjtë të kryejnë adhurim “në heshtje” në Al-Aksa
Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, ftoi komunitetin ndërkombëtar dhe botën lslame që të kundërshtojnë vendimin e gjykatës izraelite lidhur me miratimin që hebrenjtë të kryejnë adhurim “në heshtje” në Xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Erbaş dënoi ashpër vendimin e gjykatës izraelite.
Në mesazhin e tij, Erbaş tha se ky vendim i cili për muslimanët kërcënon statusin ligjor dhe shenjtërinë e Xhamisë Al-Aksa, do të inkurajojë “shtetin okupator” Izraelin.
Ai tha se vendimi në fjalë do të shkaktojë që Izraeli të vazhdojë duke rritur persekutimet dhe pushtimin e tij të cilin e vazhdon kundrejt muslimanëve palestinezë.
“Ftoj komunitetin ndërkombëtar dhe botën lslame që të kundërshtojnë këtë vendim të gabuar dhe të rrezikshëm. Kibleja jonë e parë Xhamia Al-Aksa dhe Kudsi i shenjtë janë të muslimanëve dhe kështu do të mbesin deri në ditën e gjykimit”, tha Erbaş.
Një gjykatë izraelite dha vendimin se nuk ishte kundër ligjit që hebrenjtë të luten “në heshtje” në Xhaminë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor të pushtu