3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kursani: Ekstremistët s’mund t’i ndal shteti, i ndalin vetëm liderët fetarë

Më të lexuarat

Nuk mund të ndalen nga shteti. Ata mund të ndalen vetëm nga liderët kredibilë që kanë legjitimitet fetar, prandaj ka nevojë që figurave kredibile dhe legjitime fetare t’u jepet hapësira e nevojshme në këtë përpjekje.

Ky është sugjerimi i analistit dhe njohësit të mirë të fundamentalizmit fetar, Shpend Kursanit, dhënë për Indeksonline në lidhje me videon e djeshme kërcënuese të ISIS-it për Ballkanin.
Gjatë ditës së djeshme Qendra Mediatike e Shtetit Islamik “Alhayat”doli me një video propaganduese për Ballkanin, përmes së cilës xhihadistë nga shtetet ballkanike akuzuan dhe kërcënuan jobesimtarët në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi.

Videoja 22 minutëshe ngjan në një material profesional, ku protagonistë janë xhihadistët më të besueshëm nga regjioni i Ballkanit, të cilët target propagande dhe frikësimi kanë qytetarët nga kjo pjesë e Evropës.

Dy xhihadistët shqiptarë në këtë videomesazh që kërëcënojnë qytetarët janë Abu Bilqis (Al Albani), minuta 5:50 dhe Abu Muqatil (Al Kosova), minuta 15:15.
Ata për jobesimtarët shqiptarë përçuan mesazhe kërcënuese, si:

“Do t’ju vijmë me eksplozivë”

“Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve”

Hulumtuesi i Lartë i Jashtëm në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Shpend Kursani, më 14 prill të këtij viti publikoi raportin e parë në Kosovë mbi “shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak.”

Raporti i QKSS-së, me autor Shpend Kursanin, tregoi se mbi 230 qytetarë nga Kosova u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri dhe Irak, duke e renditur Kosovën në vendin e tetë nga numri i shteteve, qytetarët e të cilave u janë bashkuar luftërave të huaja.

Në pika të shkrutëra, raporti ka dhënë indikacione të qarta se më të prekurit në këtë mes, që biejnë pre e propagandave fundamentaliste janë kryesisht të varfërit, që jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike, dhe që në të shumtën e rasteve janë të izoluar.

I pyetur nga Indeksonline se a përbëjnë rrezik real kërcënimet e fundit të publikuara përmes videos së djeshme nga ISIS, Kursani ka thënë se videoja e publikuar ka dy qëllime. Qëllimi i parë, sipas tij, është se numri i qytetarëve të qytetarëve që po i bashkohen ISIS është në rënie, dhe militantët e kësaj organizate dëshirojnë të tërheqin vëmendjen e rekrutëve të rinj përmes argumenteve selektive fetare. Qëllimi i dytë është që t’i frikësoj qytetarët e besimeve të ndryshme në raport me konfesionin islam.

“Qëllimi i videos propagandistike të fundit të lëshuar nga ana e ISIS me protagonistë nga Ballkani, përfshirë edhe shqiptarë, ka dy qëllime. E para është se trendi i luftëtarëve të huaj që i bashkëngjiten ISIS-it nga Ballkani është më i vogël se sa ai i viteve paraprake.

Nëpërmjet kësaj videoje propagandistike, ISIS dëshiron të tërheq vëmendjen e rekrutëve të rinjë nga Ballkani duke dhënë argumente të dobëta dhe selektive fetare, si dhe duke bërë shkarje të qëllimshme të fakteve historike të luftërave të fundit të Ballkanit, në mënyrë që t’i fitoj zemrat e të rinjve gjithnjë të pakënaqur me sistemet dhe regjimet momentale në Ballkan. E dyta është se nëpërmjet kësaj videoje, ISIS dëshiron t’i frikësojë popujt e Ballkanit dhe t’i bëjë ata paranojak ndaj besimtarëve muslimanë – sepse ISIS e ka këtë qëllim, që së pari t’i shpartallojë dhe t’i vrasë muslimanët e pastaj të tjerët”, ka thënë Kursani.

Ndërkaq, në pyetjen e parashtruar se a duhet që insititucionet shtetërore të sigurisë ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar rrezikun nga thirrjet e hapura të militantëve për terrorizëm, Shpend Kursani thotë se insititucionet shtetërore të sigurisë duhet të kenë rol sekondar në luftën kundër terrorizmit, dhe ky rol duhet t’iu besohet figurave që kanë legjitimet dhe besueshmëri në komunitetin fetar.
“Institucionet shtetërore të sigurisë gjithnjë duhet të jenë vigjilente në parandalimin e ndonjë sulmi potencial në vend.

Ndërkaq sa i përket veprimeve konkrete për të parandaluar efektin e thirrjeve për t’iu bashkuar ISIS-it, institucionet shtetërore duhet të ulen në ulësen e prapme, ndërkaq timonin në këtë përpjekje t’ia dorëzojë institucioneve dhe figurave kredibile dhe legjitime fetare.

Nuk mund të ndalen nga shtet. Vetëm feja mund t’i ndal ata, prandaj ka nevojë që figurave kredibile dhe legjitime fetare t’u jepet hapësira e nevojshme për këtë përpjekje”, ka thënë në fund Kursani. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit