Pyetja:
Nëse agjëruesi ushqehet nga harresa, a është i vlefshëm agjërimi?
***
Përgjigjja:
Ngrënia ose pirja nga harresa nuk ndikon në prishjen e agjërimit, por kur i kujtohet, ai duhet ta ndërpresë menjëherë (ushqimin ose pijen) dhe e vazhdon agjërimin duke mos qenë nevoja ta kompensojë, ngase agjërimi i tij konsiderohet i plotë. Allahu xh.sh. thotë:
“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (Bekare: 286)
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush ushqehet (ha ose pi) me harresë kur është me agjërim, le ta vazhdojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer Allahu.” [1]
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi
————————————————————
[1] Buhariu, nr. 1933; Muslimi, nr. (1155) 171.