2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Investimet e huaja shkuan në blerje të banesave

Më të lexuarat

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, nëpërmjet rrjetit social “facebook”, bëri të ditur se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë realizuar 230.1 milionë euro investime të huaja direkte dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjysmëviti që nga viti 2007.

Hajdari thotë se kjo është vlera më e lartë e investimeve në raport me mesataren e deritashme.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte në gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë muajtë e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89%, ngritje krahasuar me mesataren e deritashme”, thotë ministrja Hajdari.

Ministrja Hajdari tha se viti 2021 është për 33 për qind me më shumë investime se viti 2020 apo 109 për qind më i lartë se viti 2019.

Lidhur me këto të dhëna, KALLXO.com, ka hulumtuar në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për të parë vlerën, pastaj nga cilat shtete u realizuan këto investime dhe në cilët sektor pati investime për gjysmëvitin e parë të sivjetëm.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se investimet e huaja në Kosovë ishin kryesisht nga vendet e Bashkimit Europianë, me sektor prijës, aktivitetet e patundshmërive, të financave dhe sigurimit.

Prinë investimet nga Gjermania

Të dhënat e BQK, tregojnë se nga muaji janar deri në muajin qershor të këtij viti, investimet nga Gjermania prijën me 59.3 milionë euro në raport me këtë periudhë kohore i bie se mesatarisht pati rreth 10 milionë euro investime çdo muaj.

E dyta rendite Zvicra  me gjithsej 42.5 milionë euro, pastaj Austria me 26.8 milionë euro, ndërsa për nga investimet e huaja direkte në Kosovë, Shqipëria renditet e katërta dhe para Sllovenisë dhe Mbretërisë së Bashkuar me rreth 16 milionë euro.

Investime pati edhe nga vendet tjera por me vlera më të vogla.

Investimet e Huaja Direkte, Burimi: Banka Qendrore e Kosovës dhe Wikemedia
Investimet e Huaja Direkte, Burimi: Banka Qendrore e Kosovës dhe Wikemedia

Në patundshmëri, financa e sigurime u investua më shumë

Për nga sektori i investimeve të huaja direkte në Kosovë, të dhënat e rendisin të parën, sektorin e patundshmërive me gjithej 142 milionë euro apo shprehur në përqindje i bie se ky sektor përbën më shumë se gjysmën repsketivisht mbi 61 për qind të investimeve të huaja në Kosovë për këtë periudhë. Pastaj renditen aktivitete e financave dhe të sigurimit me mbi 51.3 milionë euro  dhe ndërtimi me mbi 10 milionë euro.

Investimet e Huaja Direkte sipas sektorit, Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Investimet e Huaja Direkte sipas sektorit, Burimi: Banka Qendrore e Kosovës

/kallxo/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit