1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

KOMBINIMI I USHQIMEVE PËR SHËNDET!

Më të lexuarat

Kombinimi i duhur i prodhimeve të caktuara paraqet mbrojtje të fortë nga shumë sëmundje, por edhe do ta “përmirësojë” dukjen dhe linjën tuaj

Prandaj, filloni filloni të përgatitni ushqimin me “më shumë mend” sesa “më shpejtë”.Ju paraqesim kombinimet që duhet të jenë të pranishme në ushqimin tuaj:

Çaj i gjelbërt + Limon = Zemër më të shëndoshë dhe rrezik më të vogël nga kanceri

Çaji i gjelbërt dhe limoni janë dy kombinime të mira që rregullisht duhet të jenë të pranishëm në të ushqyerit tonë. Lajmi i mirë ësht se kur ato konsumohet së bashku, “forca” e tyre rritet edhe më shumë.Është vërtetuar se lëngu nga limoni sjell në rritjen e katehineve (catechin) të pranishme në çaji e gjelbërt, të cilat ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Shumë njerëz shtrydhin limon në çaj të gjelbërt për të “përmirësuar” shijen e tij, por nuk e dinë se në fakt bëjnë edhe më mirë – e rrisin absorbimin e antioksidansëve të dobishëm.

Çaj i gjelbërt + piper i zi = Mes (bel) më të hollë

Hulumtimet tregojnë se piperi i zi e rritë absorbimin e Epigallocatechingallate (EGCG) për 130%. EGCG është substancë në çajin e gjelbërt e cila e përshpejton djegien e kalorive.Shtoni gjysmë luke kafe me piper të zi në çajin e gjelbërt. Ndoshta nuk do të ketë shije të mirë, por duhet të pranoni se ky kombinim është opcion më i mirë sesa mbajtja e dietave të rrepta.

Vezë + speca të kuqe = Lëkurë më e butë

Specat e kuq janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kurse hulumtimet tregojnë se femrat që konsumojnë më tepër vitaminë C kanë më pak rrudha dhe më rrallë vuajnë nga lëkura e thatë.Thjesht, shtoni një spec të kuq kur bëni vezë në mengjes dhe lëkura juaj do të jetë më e butë.

Domate + Brokula = Mbrojtje e fortë nga kanceri

Edhe domatet dhe brokulat përmbajnë substanca antikancerogjene, por sëbashku ofrojnë mbrojtje edhe më të madhe nga kanceri.Hulutuesit kanë zbuluar se ky kombinim e parandalon rritjen e tumoreve të prostatës, por ende nuk kanë spjegime për këtë. ” E dimë se pluhuri nga domatet e ngadalson rritjen e tumoreve. E dimë se edhe brokulat e bëjnë të njejtën. Por, do të duhen vite për të mësur atë” – theksoi John Erdmen, profesor nga Universiteti i Ilionis, i cili bën shumë hulumtime për kancerin.

Domate + Vaj ulliri = Lëkurë e fortë e re dhe imunitet i forcuar

Kombinimi domate me vaj ulliri është shumë i njohur pasi që është mjaft i shijshëm, por edhe shumë i shëndetshëm. Konsumimi i domateve me vaj ulliri e përmirëson strukturën e lëkurës, e forcon atë dhe e mbanë pamjen e saj të re.Përveç asaj, hulumtuesit vërtetojnë se vaji i ullirit e ndihmon absorbimin e likopenit, një antioksidans i fuqishëm i cili gjendet në domate.

Drithëra + fara luledielli = Imunitet më i mirë

Farat nga luledielli përmbajnë -tokoferol, formë aktive e vitaminës E, i cili në rolin e antioksidansit i mbronë qelizat nga radikalet e lira. Me fjalë të tjera, vitamina E ndihmon në mbrojtjen nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.Mjafton të vendosni vetëm gjysmë dote fara luledielli në ushqimin tuaj me drithëra për të konsumuar nevojën ditore të -tokoferolit.

Qull tërshëre + dredhëza (luleshtrydhe) = Zemër e shëndoshë

Tërshëra përmbanë dy fitokemikale shumë të rëndësishme të cilat në kombinim me vitaminën C nga dredhëzat (luleshtrydhet) e zvogëlojnë efektin e dëmshëm të kolesterolit “të keq” (LDL). Falë saj zvogëlohet rreziku nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës dhe rreziku nga sulmi në zemër.Konsumoni qull tërshëre dhe në të vendosni dredhëza. Nëse nuk keni dredhëza, atëherë vendosni pemë tjetër të pasur me vitaminë C (p.sh, boronica)

Mollë + Brusnica = Mbrojtje nga koka në këmbë

Molla dhe brusnica janë të pasura me antioksidanse. Por, kur të bashkohen, fitohen shumë më tepër antioksidanse sesa kur i konsumoni të ndara.Kur të hani mollë, merrni të paktën një lugë supe me brusnica ashtu që trupi juaj ta shfrytëzojë efektin e tyre maksimal./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit