10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

BE-ja kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit

Më të lexuarat

Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancë plenare, kanë dhëne dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së. Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027.

Fjala është për mjetet që do t’iu ndihmojnë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.

Por, risi kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të kontrolluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, apo edhe të suspendohen, për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Evropian ku njoftohet për vendimin për të dhënë pëlqimin për këtë paketë financiare.

Parlamenti kësaj radhe e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë që të suspendohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale.

“Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo suspendoj asistencën nëse respektimi i vlerave themelore – demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, ka paralajmëruar Parlamenti Evropian.

Parlamenti Evropian ka thënë gjithashtu se do të jetë në kontakt të përhershëm edhe me Komisionin Evropian për të mbikëqyrur se si shpenzohen këto mjete.

BE-ja është në fazë në të cilën edhe përdorimi i mjeteve financiare për vet vendet anëtare nga politika e kohezionit do të kushtëzohet me respektimin e parimeve të sundimit të ligjit. Prandaj një qasje e tillë do të jetë edhe për vendet nga procesi i zgjerimit.

Propozimi për 14,2 ,miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh. Por, procedura ka zgjatur deri tash brenda institucioneve të Bashkimit Evropian.

Pasi fjala është për mjetet që përfshinë periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027 ato do të mund të përdoren në mënyrë retroaktive duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit