0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Komuna e Gostivarit do të ndajë nga një mijë euro për familjet e viktimave në zjarrin në Tetovë

Më të lexuarat

Vetëqeverisja lokale dhe anëtarët e Këshillit të komunës së Gostivarit do të ndajnë mjete financiare si ndihmë për familjet e të pësuarve në zjarrin në Tetovë.

Vendimi ishte votuar pasdite në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të komunës.

Propozimin për ndarje të ndihmës financiare e dha kryetari i komunës Arben Taravari dhe arsyetoi se mjetet do të ndahen nga arka e komunës.

“Në emrin tim dhe tuaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre në Tetovë. Propozova që familjet që patën viktima të ndihmohen me nga një mijë euro secila. Poashtu e jap rrogën time një mujore për këto familje. Do ishte mirë ti ndihmonim këto familje pasi jemi komunë fqinje. Besoj se do ta përkrahni këtë propozim dhe pres mbështetjen tuaj për këtë vepër solidariteti”, tha Taravari.

Të dy pikat, edhe ajo e propozuar nga kryetari Taravari dhe ajo e këshilltarëve komunal kaluan me unanimitet votash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit