1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kurti dhe Merkel takohen javën e ardhshme në Tiranë

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti dhe kancelarja gjermane Angela Merkel javën e ardhshme do të takohen në Tiranë, në kuadër të turneut lamtumirës që Merkel do të ketë në Ballkanin Perëndimor.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Mund ta konfirmoj që kryeministri Albin Kurti do të takohet me kancelaren Angela Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, tha Kryeziu.

Ndryshe, më 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel zhvillon një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor.

Më 14 shtator kancelarja do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.

Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit