“Shprehim ngushëllimet për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe familjet që kanë humbur të afërmit në ngjarje si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë
Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën nga zjarri në qendrën për COVID-19 në Tetovë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se është mësuar me keqardhje të thellë se sipas të dhënave paraprake shumë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në zjarrin i cili shpërtheu mbrëmë natën në qendrën për trajtim nga koronavirusi i ri (COVID-19) të spitalit shtetëror në Tetovë.
“Shprehim ngushëllimet për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe familjet që kanë humbur të afërmit në ngjarje si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.
Në zjarrin që shpërtheu në qendrën ku trajtohen të sëmurët me COVID-19 në qytetin e Tetovës në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut humbën jetën 14 persona.