1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Qëndrimet e palëve mbeten shumë larg njëra-tjetrës

Më të lexuarat

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se palët janë shumë larg me qëndrime rreth çështjeve urgjente, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sapo përfunduam dy ditë punë të palodhur dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër çështjesh urgjente mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Ka shumë punë përpara”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot gjatë ditës udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit