3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ibn Xheuzi për diturinë

Më të lexuarat



– Ai që dëshiron të jetë trashëgimtar i pejgamberëve dhe bujk në arat e tyre, le të mësojë dije të dobishme. Dija e dobishme është dija rreth fesë. Në hadith qëndron: “Dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve.” Gjithashtu le të marrë pjesë në kuvendet e dijetarëve, se ato janë kopshte të Xhenetit.

– Ai që dëshiron të dijë se çfarë hise ka në kujdesin e Allahut, le të shikojë çfarë hise ka në të kuptuarit e fesë së Allahut. Në hadith qëndron: “Atij që Allahu i do mirësi, ia bën të kuptueshme fenë (e Tij).”

– Ai që pyet për një rrugë që e dërgon në Xhenet, le të shkojë në kuvendet e diturisë. Në hadith qëndron: “Atij që ndjek udhë për të kërkuar dituri, Allahu përmes saj ia lehtëson udhën drejt Xhenetit (të Tij).”

– Ai që dëshiron të mos i ndërpritet vepra pas vdekjes, le ta përhapë diturinë me të shkruar e mësimdhënie. Në hadith qëndron: “Kur vdes njeriu, i ndërpriten të gjitha veprat, me përjashtim të tri prej tyre: Sadakaja (lëmosha) rrjedhëse, dituria e dobishme dhe fëmija i mirë i cili lutet për të.”

(“Et Tedhkiratu fil vadh”, 1/54)

Përktheu: Burim Halit Koçinaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit