0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nesër në Maqedoni fillon regjistrim i popullsisë, organet besojnë se do të respektohen të gjitha protokollet shëndetësore

Më të lexuarat

Nesër fillon regjistrimi i popullsisë në vend, i cili sipas autoriteteve kompetente, do të bëhet në mënyrë të sigurt duke respektuar protokollet shëndetësore, në mënyrë që të mos ketë mundësi që virusi të përhapet në mesin e qytetarëve dhe regjistruesve.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Apostol Simovski, tha se institucionet janë gati për operacionin më të madh statistikor në vend, i cili nuk është kryer për gati 20 vjet.

“Pas gati 20 vitesh, vështirësish, pengesash dhe vonesash, më në fund jemi në prag të fillimit të punës në terren dhe mbledhjes së të dhënave të nevojshme. Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Komisionet e rajoneve të regjistrimit së bashku me instruktorët tanë shtetërorë kanë përfunduar me sukses trajnimet e instruktorëve dhe regjistruesve rajonalë dhe sot ata janë në terren duke vizituar rrethet e tyre të regjistrimit”, tha Simovski.

Ai shtoi se nuk ka mundësi që dikush të lihet jashtë regjistrimit. Nëse anëtarët e një familje për t’u regjistruar nuk janë në shtëpi, atëherë regjistruesit lënë afat kohor kur të kalojnë përsëri.

“Ata gjithashtu lënë numër telefoni në rast se personi nuk është në gjendje të jetë në shtëpi gjatë periudhës së caktuar, për të bërë takim me regjistruesin kur të bëhet regjistrimi,” tha Simovski.

Sipas ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq, regjistrimi do të bëhet në mënyrë të sigurt sepse, siç tha ai, regjistruesit janë të detyruar t’u përmbahen vazhdimisht protokolleve.

“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë të sigurt, duke respektuar protokollet shëndetësore dhe regjistruesit janë të detyruar t’i zbatojnë ato në mënyrë të qëndrueshme. Nuk ka asnjë mundësi që virusi të përhapet. Regjistrimi do të jetë i sigurt, me teknologjinë më të mirë, i shpejtë dhe efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjitha gjuhët e folura në RMV. Askush nuk duhet të lihet jashtë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në mënyrë që të marrin pamjen e vërtetë”, theksoi Mariçiq./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit