3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Sezon i mbarë në Gjirokastër, mbi 10 mijë vizitorë në muaj në qytetin e UNESCO-s

Më të lexuarat

Mbi 10 mijë vizitorë në muaj kanë parë nga afër Gjirokastrën, kalanë dhe lagjet karakteristike të qytetit që mbrohet nga UNESCO, në këtë sezon veror. Ky shtim i numrit të vizitorëve ka sjellë gjallërimin edhe të bizneseve të tjera që operojnë në këtë qytet, që nga hoteleritë, restorantet e deri tek shitësit e punimeve artizanale apo artistike.

Përveç bregdetit këtë sezon edhe qytetet që mbartin turizëm kulturor dhe historik kanë njohur një shtim të ndjeshëm të fluksit të vizitorëve. Një fakt i tillë është ndjerë edhe në qytetin e Gjirokastrës një qytet i mbrojtur nga UNESCO për vlerat kulturore dhe historike që ka.

Vizitorë vendas dhe të huaj, kanë shijuar nga afër bukuritë e Gjirokastrës, kanë prekur historinë e saj, por edhe kanë shijuar mikpritjen dhe kulinarinë e këtij qyteti.

Vizitorët shprehen të impresionuar me atë çka vizitojnë, sidomos ato që vijnë për herë të parë.

Natyrisht ky shtim i fluksit të vizitorëve ka ndikuar edhe tek bizneset në zonën e pazarit, të cilët nuk e fshehin faktin se ky sezon u ka sjellë më shumë të ardhura, ndonëse jo në atë nivel të para pandemisë.

Kalaja e qytetit mbetet aseti më i vizituar nga turistët. Por vizitorët ankohen se duhet të paguajnë dy herë një herë për t’u futur në kala dhe një herë tjetër për të vizituar muzeun brenda kalasë. Pasi, njëri nga objektet është në varësi të Ministrisë së Kulturës, ndërsa tjetri në varësi të bashkisë së Gjirokastrës.

Me këto rregullime, autoritetet dhe bizneset e zonës duhet të përgatiten për një fluks akoma në rritje të vizitorëve.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit