1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I ndalohet hyrja në Kosovë zyrtarit serb, Petar Petkoviq

Më të lexuarat

Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Petkoviq ishte paraparë që të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së premte dhe të shtunë.

Nga kjo zyrë kanë treguar për arsyet e vizitës që Petkoviq do ta bënte në Kosovë.

“Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rëndë sociale dhe tu ofrojë ndihmë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit