0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryeministri japonez do të japë dorëheqje mes kritikave lidhur me COVID-19

Më të lexuarat

“Kisha planifikuar të kandidoj, por trajtimi si me COVID-19 ashtu edhe me zgjedhjet kërkon energji të madhe. Vendosa që nuk kishte asnjë mënyrë për t’i bërë të dyjat”, tha Suga

Në një ndryshim të papritur, kryeministri japonez Yoshihide Suga sot njoftoi se nuk do të qëndrojë në krye të partisë së tij, duke hequr dorë në mënyrë efektive nga kryeministria, pasi u përball me kritika të ashpra për trajtimin e pandemisë COVID-19, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kisha planifikuar të kandidoj, por trajtimi si me COVID-19 ashtu edhe me zgjedhjet kërkon energji të madhe. Vendosa që nuk kishte asnjë mënyrë për t’i bërë të dyjat”, u tha Suga gazetarëve në Tokio.

“Vendosa të përqendrohem në masat e koronavirusit”, citoi Agjencia e Lajmeve “Kyodo” të ketë thënë ai.

Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet do të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale për të zgjedhur pasardhësin e Suga-s më 29 shtator. Kryeministri aktualisht është gjithashtu kryetar i partisë ndërsa mandati i tij përfundon më 30 shtator.

Më parë, Suga ka thënë se planifikon të kandidojë për mandatin e dytë.

Ai mori drejtimin e partisë vitin e kaluar pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të tij Shinzo Abe, i cili dha dorëheqje si kryeministër për arsye shëndetësore.

Zgjedhjet vijnë në një kohë kur vlerësimi publik i Suga-s është ulur, kryesisht për shkak të trajtimit të administratës së tij të pandemisë së COVID-19 që ka goditur infrastrukturën shëndetësore dhe financiare të ekonomisë së tretë në botë.

Po ashtu edhe zgjedhjet e përgjithshme janë afër pasi mandati i Dhomës së ulët të Parlamentit përfundon më 21 tetor.

Të mos kandidosh për udhëheqjen e partisë në Japoni do të thotë gjithashtu se Suga nuk do të mbajë postin e kryeministrit.

Suga iu drejtua një takimi të jashtëzakonshëm të drejtuesve të LDP-së të premten, ku ai tha se “do të ushtronte detyrën e tij deri më 30 shtator”.

Sipas zyrës së kryeministrit, Japonia ka raportuar 1.524.679 raste me COVID-19, përfshirë 16.184 vdekje, që nga shpërthimi.​​​​​​ i pandemisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit