14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Autizmi – Çrregullimi i spektrit të autizmit | Identifikimi i hershëm mund të ndryshojë jetë

Më të lexuarat

Çrregullimi i spektrit të autizmit është një çrregullim kompleks që karakterizohet nga dëmtime sociale, vështirësi në komunikim dhe modele sjelljeje të përsëritura dhe stereotipike.

Shkaqet e Autizmit

Shkaqet e autizmit mbeten ende të panjohura. Shumë studime kanë përfshirë një shumëllojshmëri të gjeneve të zhvillimit, por asnjë prej tyre nuk është gjetur në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë individët e prekur. Faktorët e mjedisit, ekspozimi ndaj viruseve ose toksinave gjatë shtatëzanisë mendohet të kenë ndikim, por asnjë prej tyre nuk
është verifikuar plotësisht.

Identifikimi i hershëm mund të ndryshojë jetë

Studimet tregojnë se diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrja me mbështetjen e duhur çon në rezultate shumë më të mira nga trajtimi.

Mos prit! Identifikimi i hershëm mund të ndryshojë jetën e femijës tuaj

Shiko tabelën dhe vlerëso ecurinë e fëmijës tënd gjatë 3 viteve të para të jetës:

Zhvillimi normal i fëmijës Fëmija me çrregullim të spektrit të autizmit
Kur fëmija arrin moshën 12 muaj: Kur fëmija arrin moshën 12 muaj
•        Shikon me vëmendje fytyrat dhe i përgjigjet shprehjes së emocioneve të njerëzve të tjerë.

•        Buzeqesh dhe imiton disa shprehje të fytyrës.

·       Ndjek me sy lëvizjen e objekteve

·       Fillon te belbezojë.

·       Imiton tingujt dhe fjalët, fut dorën ne goje. Përdor fjale teke si “baba”.

·       Përsëritë tinguj apo gjeste për të fituar vëmendje

·       Kthen kokën nga drejtimi i tingujve, përgjigjet për emrin e tij

·       Qesh me nënën apo persona të tjerë të afërt dhe preferon ata mbi të gjithë të tjerët

·       Mund të ulet pa ndihmë.

·       Mund të qëndrojë në këmbë.

·       Mund të ece duke u mbajtur tek mobiljet

·       Lëvizë dorën për të thëne “mirupafshim (pa-pa) dhe drejton gishtin për të treguar objekte.

•        Nuk i kushton vëmendje ose frikësohet nga fytyrat e reja.

•        Nuk buzëqesh dhe nuk ndjek me sy lëvizjen e objekteve.

•        Nuk belbëzon, nuk qesh dhe ka vështirësi të fusë në goje objekte

·       Nuk flet

·       Nuk e kthen kokën nga vijnë tingujt dhe mund të mos reagoje ndaj zhurmave të forta

·       • Nuk tregon afeksion ndaj personit qe kujdeset për të.

·       Nuk pëlqen përqafimet

·       Nuk zvarritet, nuk mund të qëndrojë mbështetur

·       Nuk përdor gjeste të tilla si përshëndetja me dorë apo drejtimi i gishtit për të treguar objekte.

12 deri në 24 muaj 12 deri në 24 muaj
•         Ecën vetëm, me mbështetje mund të ngjisë shkallët, mban dhe tërheq lodra duke ecur

•         Përdor disa fjalë të vetme nga 15 në 18 muaj, përdor fraza të thjeshta në 24 muaj

•         • Imiton sjelljen e të tjerëve, kënaqet në shoqërinë e fëmijëve të tjerë

•         Nuk mund të ecë deri në 18 muaj, nuk mund të shtyjë një lodër me rrota

•         Nuk flet, nuk imiton veprimet e të tjerëve, nuk mund të ndjekë udhëzime të thjeshta

•         • Nuk e njeh funksionin e objekteve të zakonshme shtëpiake deri 15 muaj

 

Ju e njihni më mirë fëmijën tuaj. Nëse vini re diçka qe ju shqetëson gjatë rritjes së fëmijës tuaj, mos hezitoni të kontaktoni pediatrin e zhvillimit apo ti drejtoheni Qendrës së Shërbimeve Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, për një ndihmë më të specializuar.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit