1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Dënime mjerane me vdekje në Egjipt

Më të lexuarat

Dikur në të ardhmen e afërt, Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, mund të varet nga shteti. Kjo do të ishte një padrejtësi e thellë, duke pasur parasysh gjyqet e turpshme që e çuan atë në dënimin me vdekje.
 
Por ka arsye më të forta për mosekzekutimin e tij. Ekzekutimi i Morsi, i cili u dënua të dielën, do ta kthente ish-burrështetasin në një martir. Kjo mund të përcillte te egjiptianët që kanë qenë historikisht jo militantë se rrëmbimi i armëve mund të tjetë e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri.
 
Një valë sulmesh terroriste gjatë dy viteve të fundit, përfshi më të fundit kundër gjykatësve, sugjeron se dhuna e armatosur po bëhet gjithnjë e më shumë një përgjigje e pranueshme. Pak pasi i shpall dënimi i Morsit të shtunën, tre gjykatë u vranë në Sinai. Në fillim të këtij muaji, një gjykatës i shpëtoi një bombe afër shtëpisë së tij në periferi të Kajros.
 
Morsi u dënua me vdekje, së bashku me 1000 të pandehur të tjerë, pasi u akuzua se kishte marrë pjesë në një shpërthim të bujshëm burgu gjatë protestave kombëtare më 2011. Atëkohë ai ishte një lider i nivelit të mesëm i Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje islamiste që braktisi dhunën në vitet 70 dhe u bë një forcë politike dominuese pas revoltës. Ai ishte mes dhjetëra anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane që u arratisën nga burgu, pasi ishte arrestuar padrejtësisht në ditët e para të revolucionit.
 
Gjatë fushatës së shkurtët të demokracisë që pasoi protestat, liderët e Vëllazërisë Myslimane rezultuan të ishin të suksesshëm në fushatë, por të mangët në qeverisje. Partia Liri dhe Drejtësi e këtij grupi fitoi shumicën e vendeve në Parlament, i cili u shpërnda më vonë nga gjyqësori. Pas një politike të ashpër, zoti Mori u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike. Pak më shumë se një vit pasi mori detyrën, shefat e ushtrisë shfrytëzuan pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisë së Morsit dhe e larguan nga pushteti me puç ushtarak.
 
Që atëherë, drejtuesit e Egjiptit kanë ndërmarrë një fushatë të egër kundër islamistëve, që janë etiketuar nga shtypi shtetëror, arrestuar pa dallim dhe janë persekutuar në gjyqe masive që u mungon procedura e përshtatshme. Fushata i ka nxitur shumë egjiptianë të emigrojnë, duke larguar nga vendi zërat e moderuar.
 
“Këto vendime janë dhe një herë manifestim i mënyrës thellësisht shqetësuese në të cilën gjyqësori egjiptian është përdorur si instrument për të zgjidhur mosmarrëveshje politike me anë të mjeteve shtypëse më të egra të mundshme,” tha Emad Shanih, studiues dhe profesor në Georgetown University, një deklaratë. “Procesi korrekt, respekti për evidencën dhe standardi minimal për drejtësi janë lënë mënjanë në favor të drejtësisë drakoniane.” Zoti Shahin u dënua me vdekje në mungesë si pjesë e çështjes kundër Morsi.
 
Me vdekje u dënua dhe Sondos Asem, një vajzë e re që punonte si koordinatore e medieve për presidentin e përmbysur dhe tani është duke ndjekur studimet në universitetin e Oksfordit në Britani.
 
Vendimet e gjykatës me vdekje duhet të marrin miratimin e kryemyftiut të Egjiptit para se ekzekutohen. Avokatët mund të apelojnë, megjithëse nuk dihet nëse ata do të trajtohen me korrektësi në sistemin gjyqësor gjithnjë e më shumë të politizuar.
 
Në përgjigje të vendimeve, Vëllazëria Myslimane u bëri thirrje ndjekësve të “shtojnë veprimet e qëndresës së tyre revolucionare deri sa së bashku ta mundim juntën dhe të rrëzojmë regjimin e paligjshëm puçist.”
 
Disa nga ndjekësit e Vëllazërisë Myslimane mund ta interpretojnë këtë si një ftesë për të vazhduar të protestojnë në mënyrë paqësore, megjithëse edhe kjo, në Egjiptin e ri, është e ndaluar. Të tjerët, duke lexuar mes rreshtave, mund ta shikojnë atë si një thirrje për t’u mobilizuar.
 
SHBA, e cila i jep qeverisë së Egjiptit 1.3 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake çdo vit, reagoi në fundjavë me një deklaratë memece të parashikuar, duke thënë se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga vendimet. Qeveria amerikane duhet të jetë më shumë e shqetësuar duhet të jetë shumë me shqetësuar për degëzimin afatgjatë të goditjes së islamistëve që deri tani e ka mbështetur.
 
Boardi Editorial New York Times
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit