0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

KQZ certifikon 48 subjekte politike, dy të tjera jo

Më të lexuarat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatë të tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Në listën e subjekteve politike që certifikohen nga KQZ-ja nuk janë akoma subjektet politike parlamentare dhe kjo pritet të ndodhë në mbledhjet e radhës.

Ky institucion mori vendim të enjten për certifikimin e 48 subjekteve politike, prej të cilave 18 parti politike, 1 koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar, që përfaqësojnë këto subjekte politike është rreth 550 kandidatë, prej të cilëve rreth 30 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe më shumë se 500 kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Po ashtu, KQZ-ja mori vendim për moscertifikim të dy kandidatëve të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas KQZ-së, do të vazhdohet në mbledhjet e radhës me certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve të tjera politike. /kp/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit