Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizoj takime me autoritete të larta gjermane nga Ministria e Mbrojtjes, parlamentar gjerman të komisioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, autoritete institucionale gjermane me ndikim në strukturat e NATO-s etj.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj përveç takimeve me përfaqësues të diasporës sonë, do të realizoj takime edhe me përfaqësuesit e misioneve diplomatike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas atyre në Kroaci dhe Turqi, dhe ato që do të zhvillohen në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, në ditët në vazhdim, janë me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti.