0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti takon anëtarët e iniciativës qytetare “Mitrovica”

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka takuar sot disa nga anëtarët e listës së iniciativës së përbashkët qytetare “Mitrovica”.

Kurti i ka përgëzuar ata për bashkimin përtej dallimeve jo vetëm partiake në shërbim të interesit qytetar.

Ai ka shprehur nevojën e madhe që të përforcohet pozita e komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera jo serbe në atë zonë.

Në anë tjetër, kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore Erdem Atiq, i ka kërkuar kreut të ekzekutivit përkrahje.

“Kandidati për Kryetar të Komunës veriore të Mitrovicës Erden Atiq dhe Bartësi i listës Skënder Sadiku duke njoftuar për iniciativën e asaj ane kërkuan përkrahje nga kryetari Kurti sepse, siç u shprehën ata, kjo është hera e parë e një formati të tillë të organizimit, pra të gjitha partitë shqiptare, shoqëria civile dhe Vakati së bashku për një qeverisje lokale ndryshe”.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit