Situta me COVID-19 në Kosovë është rënduar goxha shumë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes dhe 2 mijë e 236 raste pozitive.
E rritjen e rasteve e ka komentuar mikrobiologu i njohur kosovar Lul Raka.
Raka tha varianti “Delta” i coronavirusit është shumë më i përhapur sesa variantet e kaluara.
“Kemi të bëjmë me një variant i cili është shumë më i transmetueshëm dhe i cili ka qarkulluar nëpër shumë shtete të Evropës disa javë më herët dhe është pritur se do të vjen edhe në Kosovë”.
“Varianti Delta është më i transmetueshmi deri më sot. Përqendrimi i tij është gati 1000 herë më i lartë në zgavrat e hundës dhe të gojës ku bëhet edhe përhapja më e shpeshtë prej personit në person”.
“Pra, përqendrimi është 1000 herë në rrugët e frymëmarrjes dhe të gojës të cilët janë rrugët kryesore të transmetimit. Kjo i bie se në qoftë se ka 1 mijë herë virus aq mundësi është për tu përhapur. P.sh nëse me variantin e vjetër virusin e ke shpërndarë në tre persona me variantin “Delta” mund ta përhapësh deri në gjashtë persona ose edhe më shumë”, tha ai.