2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

NJOFTIM PËR MËRGIMTARËT, RREGULLAT E KALIMIT NË SLLOVENI

Më të lexuarat

Mijëra mërgimtarë janë duke u kthyer në shtetet ku jetojnë e punojnë pasi kaluan disa javë pushimi në Kosovë. Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka bërë që të ndryshojnë rregullat e qarkullimit në shumë shtete.

Sllovenia është njëra nga ato shtete që ka shtrënguar masat e qarkullimit.

“Të gjithë të huajt që hyjnë në Slloveni, që nga 15 korriku duhet të tregojnë një nga dokumentet e mëposhtëm:
– Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë.
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit.
OSE
– Një konfirmim të printuar (SMS ose email është i pamjaftueshëm) i një PCR negative ose testi të shpejtë të antigjenit, transmeton albinfo.ch. Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç të cilët shoqërohen nga prindërit e tyre janë të liruar nga certifikata e testit.

KUJDES: DERI MË DATËN 22 GUSHT 2021 KJO NUK VLEN PËR UDHËTARËT TRANZIT.
Ndërsa më pas, duke filluar nga 23 gushti, këto dispozita zbatohen edhe për udhëtarët tranzit” thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit