2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ministri Akar takohet me homologun azerbajxhanas dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Gjeneral Zakir Hasanov dhe priti Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, Gjeneralarmate Muhammed Ali Haddad.

Akar, në kuadër të Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll ( IDEF’21), u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi mbrojtjen dhe sigurinë dypalëshe dhe rajonale si dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Në takimin, në të cilin u bënë vlerësime për provokimet dhe sulmet e kryera në periudhën e fundit nga Armenia në vijën kufitare të Azerbajxhanit, Akar theksoi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj azerbajxhanas në kauzën e tyre të drejtë.

Në kuadër të Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll ( IDEF’21) Ministri Akar priti edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, Gjeneralarmate Muhammed Ali Haddad.

Gjatë takimit ku u diskutuan çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, Akar theksoi vëllazërinë 500-vjeçare midis dy vendeve dhe deklaroi se Turqia nuk është një fuqi e huaj në Libi dhe se ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj libianë në kauzën e tyre të drejtë, me parimin që “Libia i përket libianëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit