1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Turqia po bisedon me të gjitha palët në Afganistan

Më të lexuarat

Turqia tha se i mirëpret “mesazhet pozitive” nga luftëtarët talibanë pas marrjes së kontrollit të Afganistanit.

“Ne mirëpresim mesazhet pozitive nga talibanët për të huajt, misionet diplomatike dhe popullsinë e tyre. Shpresoj se do të shohim të njëjtën qasje në veprimet e tyre”, tha ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ai tha se Turqia është në bisedime me të gjitha palët në Afganistan, përfshirë talibanët dhe se do të vazhdojë konsultat me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë mbi sigurinë e aeroportit të Kabulit dhe tranzicionin në Afganistan.

Turqia është tërhequr nga planet për të marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit të Kabulit pas tërheqjes së forcave të huaja.

Forcat amerikane morën kontrollin e aeroportit të dielën (15 gusht) për të siguruar largimin e personelit dhe afganëve që kanë punuar me forcat e huaja. Në të njëjtën ditë talibanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul dhe hyn në pallatin presidencial disa orë pasi presidenti, Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Ndërkohë përfaqësuesit talibanë kanë shpallur një “amnisti” të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë dhe u kanë bërë thirrje atyre të kthehen në punë “me besim të plotë”.

Duke folur në televizionin shtetëror afgan, të cilin militantët tani e kontrollojnë, një anëtar i administratës talebane, gjithashtu u bëri thirrje grave të bashkohen me qeverinë, sipas The Associated Press.

Këshilli i Sigurimit i OKB -së më 16 gusht bëri thirrje për bisedime për krijimin e një qeverie të re në Afganistan pasi Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres paralajmëroi për kufizime të të drejtave të njeriut në veçanti ndaj grave dhe vajzave.

Në vitet 1996-2001 kur Afganistani sundohej nga talibanët, gratë nuk lejohej të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën. Gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi. Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja. Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit