1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Spanja regjistroi rekord nxehtësie

Më të lexuarat

Vala e nxehtësisë përvëluese që goditi Spanjën të dielën theu rekordin e temperaturës në këtë vend, me 47,4 gradë Celcius të regjistruar në Montoro, në provincën e Kordobës, sipas agjencisë meteorologjike shtetërore (AEMET).

“Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Spanjë”, tha zëdhënësi i AEMET, Rubén del Campo.

Kjo temperaturë është më e lartë se rekordi i mëparshëm i regjistruar më 13 korrik 2017 në të njëjtin vend.

Sipas AEMET, këto temperatura, shumë mbi normat sezonale, janë për shkak të ardhjes së një mase ajri shumë të nxehtë nga Afrika e Veriut, e kombinuar me ekspozim të fortë diellor. /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit