Partitë politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor, kanë afat deri sot në ora 16:00 të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave apo për Kuvende Komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjatë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.null
Po ashtu, ai shtoi se numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e 29 subjekteve politike prej tyre 6 janë parti politike, 10 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunal. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00, KQZ do të presë aplikimet e subjekteve politike,” shton ai.
Elezi shtoi se deri në mesditën e së dielës KQZ ka pranuar rreth 6.000 aplikime nga diaspora, ku nga ato janë aprovuar rreth 5340 aplikacione dhe 600 aplikime të tjera janë të refuzuara.
“Deri në mesditën e ditës së diel shërbimi votues i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës të rreth 6000 qytetarëve, prej tyre ka aprovuar rreth 5340 aplikacione, ndërkaq rreth 600 të tjera kanë statusin momental të refuzimit.
Në këto raste shërbimi votues ka komunikuar më këta aplikues dhe i ka njoftuar për dokumente shtesë të cilat duhet t’i bashkëngjisin në mënyrë që aplikimi i tyre të konsiderohet i kompletuar. Afati i fundit për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është data 18 gusht dhe vetëm atëherë do të dimë numrin e saktë të aplikuesve jashtë vendit”, deklaroi ai për KP.
Sipas tij, të gjithë këta aplikues të cilët regjistrohen suksesshëm si votues nga diaspora, do të munden të votojnë më një datë tjetër që fillon nga 15 shtatori, kurse Komisioni Qendror i Zgjedhje këto do t’i pranojë me datën 15 tetor.
“Të gjithë këta aplikues që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të munden të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës e cila fillon me datë 15 shtator, fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu me datë 15 tetor.
Mënyra e votimit përmes postës është e njëjtë sikurse në zgjedhjet e kaluara lokale si dhe parlamentare, natyrisht se këto janë zgjedhjet lokale dhe qytetarët pra këta votues që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës duhet të plotësojnë dy fletëvotime sepse janë zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale”, tregoi ai.