Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi njoftoi se është rritur në 66 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara në rajonin e Detit të Zi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga AFAD lidhur me përmbytjet në rajonin e Detit të Zi thuhet se është rritur në 66 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet, prej të cilëve 56 në rajonin Kastamonu, 9 në Sinop dhe 1 person në Bartın.
Gjithashtu AFAD informoi se vazhdon trajtimi nëpër spitale për 8 persona të tjerë.
/aa/