Ajatollahu që udhëheq lutjet e së premtes në Teheran, së fundi ka shprehur habinë e tij pse sauditët nuk ngrihen kundër udhëheqjes së tyre, është cituar të ketë thënë Movahed Kermani, nga agjencitë e lajmeve të Iranit.
Tensionet janë thelluar dhe ka një eskalim të retorikës ndërmjet këtyre dy vendeve, pasi Arabia Saudite ndërmori hapin e parë, për t’i “prerë këmbët e gjarpërit shiit” në gadishullin arab, duke sulmuar lëvizjen Huthi, të mbështetur me të gjithë kapacitetin nga Irani.
Për të nxitur urrejtje dhe luftë, shijat e Iranit, javëve të fundit, përfshirë figurat udhëhqeëse fetare dhe politike por edhe mediat iraniane kanë thirrur slogane kundër familjes Saud që e udhëheqë Arabinë Saudite, si “vdekje Al Saudit”, pas lutjeve të së premtes në disa qytete, përfshirë Teheranin dhe Qomin.