1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministri Kurti apelon bashkatdhetarët që të investojnë në Bonat e Diasporës dhe të ndihmojnë zhvillimin e shtetit

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka apeluar te bashkatdhetarët që të investojnë në Bonat e Diasporës, pasi ky investim është për zhvillimin e shtetit që aq shumë e duan. “Bonat e diasporës janë një mundësi e mirë për të kontribuar ju në ndërtimin e vendit dhe njëkohësisht të përfitoni nga një investim që është i garantuar nga shteti. Gjatës kohës sa e mbani investimin ju merrni interes që i liruar nga tatimi dhe pasi të përfundojë afati i investimit, shuma e investuar iu kthehet e plotë. Pra mendojeni si një depozitë të afatizuar në bankë me dallimin e vetëm që kursimet nuk i shfrytëzon banka por shteti për zhvillimin e vendit. Fondet që i investoni në bonat e diasporës hynë në buxhetin e shtetit dhe me ato fonde ne do të mbështesim prodhuesit vendor për të rritur kapacitetet e prodhimeve”, ka thënë ai.

/rkl/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit