2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kultura konsumiste e ben njeriun qe filozofia e jetes se tij te jete konsumimi i gjerave pa princip dhe qellim – Xhemi Stafa

Më të lexuarat

Prishtine 2021

Kultura konsumiste e ben njeriun qe filozofia e jetes se tij te jete konsumimi i gjerave pa princip dhe qellim, ai konsumon kohen, parate, seksin, te gjitha keto per kenaqesi momentale ose te castit. Nderkohe feja vendos ke njeriu si privilegj kryesor ndertimin e ideve per jeten, se jeta nuk eshte rastesi por mision qe duhet permbushur, adhurim dhe besim tek Zoti, ndertim i nje familje dhe jo eksperimenteve rastesore te derivateve te imoralitetit. Muslimani nuk e konsumon jeten dhe kohen si pasoje e kenaqesive hedoniste, por si nje rrugetim me ane te te cilit ai mbart pergjegjesi, moral, ndershmeri, dinjitet, dhe kerkimin e kenaqesise se Zotit nepermjet veprave te mira. Njeriu i sotem i munduar nga jeta materialiste, nga cikli robotik i perditshem i punes, humbet fillin e tij, pikerisht ne ato caste pushimi te dites se tij dhe ne vend qe te kulturoje veten duke lexuar, ose me te merret me edukimin e femijve, bisedave me ta, lojrave me ta, mendon se konsumimi i ushqimit jashte neper lokale permbush kenaqesine dhe clodhjen e tij, keshtu ai le mbas dore nje pjese te mire te edukimit te femijve te tij. Kafja ose kafenete, berja e saj pjese e monotonise se jetes se perditshme, here-here dhe si domosdoshmeri pertej nevojshmerise se saj, eshte shenje kesaj diagrame konsumiste qe njeriu mendon se jeton per te konsumuar dhe jo se konsumon per te jetuar. Qellimi i jetes nuk eshte te ushqyerit sepse ne njerzit nuk jemi kafshe, pa intelekt, truri jone eshte krijuar per qellime me dinjitoze sesa te ushqyerit, seksi apo frekuentimi i nje diskoje. Fatkeqesisht rinine tone askush nuk po e therret te ndryshoje kete qasje te jetes perkundrazi ajo zhytet me keq tek kjo gje sa harron dhe etiken dhe estetiken. Moda eshte kthyer sot ne nje religjon qe e detyron njeriun te mbaje “breke” te grisura edhe pse si kane hije qenies njerzore mirepo per hire te konfomizmit sepse ne trurin e tij eshte ngulitur mendimi se duhet te ndjeke patjeter moden e pantallonave te grisura, njeriu e ben pa pyetur pse, si dhe cfare?Ai e ben se mendja e tij, ne kulturen konsumiste nuk prodhon dot ideale, etike, estetike por vetem pason verberisht ne kundershtim dhe me vete estetiken e asaj qe atij do ti rrinte shume bukur. Po mire pse para nje viti per te pantallonat e pagrisura i rrinin shume bukur ndersa sot stilisti “pitbull” i ka shqyer qellimisht pantallonat per sfilaten “ku i ke grisur breket more gomar” e paraqit stilin “te hangshin qente” si nje realitet qe njerzit e quajne mode duke i detyruar te veshin ate qe “pitbulli” deshiron per njerzit, dhe jo, se njerzve ju rri shume bukur. Nderkohe feja thote “vishuni bukur..” duke e lene te lire zgjedhjen e njeriu per ngjyren, dhe pershtatshmerine sipas tipit por e rendesishme eshte njeriu te vishet bukur dhe jo te zhvishet shemtuar ose jo me rroba te shqyqera, te grisura apo te rrudhosura nga fabrika e modes.
Lokalet e nates, presin cifte dhe familjare qe ju ka be zakon tashme frekuentimi i tyre per nate, mbaro punen, shko me vrap lokal. Po mire nuk paska ndonje titull libri qe njeriu mund te lexoje? Apo leximi ishte pjese e vegjelise dhe tashme neuronet nuk kane me nevoje per lexim. Po kush me mire se leximi mund ti rigjeneroje neuronet e trurit? Kafja e perzier me muzike, apo muzika e perzier me shish, dramatizojne ngarkesen e trurit duke e pergjumur njeriun per ta skllaveruar ne kete jete materialiste per te mos i dhene shansin te mendoje per domosdoshmerite dhe kenaqesite shpirterore. Shpirti jone kerkon me shume vemendje, ate nuk mund ta ushqejne rastesite, monotonite por ambiciet e larta, ndjenjat e arta te cilat lidhen me Krijuesin e Universit.
Konsumimi i gjerave nuk i sjell njeriut kenaqesi shpirterore sepse ai nuk ka synim fitimin e kenaqesise se Zotit. Per te perfituar vete ai kenaqesi shpirterore duhet te kerkoje me ate qe ben kenaqesine Madhore Hyjnore duke mos e tepruar, ose ektremizuar vepren e tij dhe duke mos e bere ne menyre te gabuar me dicka te ndaluar.Njeriu ka si synim kenaqesite e tij epshore ose trupore nuk perfiton kenaqesi shpirterore. Kur ushqehesh per te mbush barkun arrin vetem kenaqesine e barkut, kur ushqehesh per te adhuruar Zotin atehere arrin dhe kenaqesine e barkut por dhe te shpirtit.Shpirti nuk eshte materie prandaj ai kerkon qellim dhe dedikim ndaj Zotit per te perfituar kenaqesi. Vepra mund te jete e njejte “te ushqyerit” por qasja jone me qellim dhe didikim arrin perfitim te pakte kenaqesie(veten trupor) ose perfitim te dyanshem te madh (trupor dhe shpirteror).

Xhemi Stafa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit