Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i AA-së, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një ndërtesë qeveritare të quajtur “Administrata Civile” në veri të Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk komentoi nëse sulmi ka shkaktuar viktima.
Ushtria izraelite ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me sulmin. /aa