1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rregulla për avancim personal

Më të lexuarat

1.Këshillo e mos zbulo të metat e njerëzve. Qorto por pa lënduar njerëzit.
2.Mos e nënçmo askënd, edhe nëse e sheh duke bërë mëkate të mëdha, ngase ti nuk e di se kush do të jetë nesër më afër Allahut të Madhëruar, ti apo ai.
3.Lëvdoji të tjerët me zë të lartë ndërsa qortoji me zë të ulët. Ne duhet të ngritemi nëpërmjet ngritjes së tjerëve. Ai që ka besim në vete, nuk gjen problem për të lëvduar të tjerët.
4.Problemet tua janë vetëm tuat ndërsa edukata jote në të folur është e drejtë e të gjithëve, andaj mos të ndikojnë problemet tua në sjelljet me të tjerët.
5.Ligjet e lumturisë: Bëhu me Allahun e Madhëruar, mos ke zili askënd, mos e urre askënd, jeto me modesti sado që të kesh pozitë të lartë, prite të mirën –bëhu optimist për të- sado që të kesh probleme shumë, mëso nga dhënia ndihmë të tjerëve dhe mos prit të t’i kthejnë njerëzit të mirat.
6.Në vend se të flasim për njëri tjetrin, le të flasim me njëri tjetrin, ngase kështu shumica e problemeve do të marrin fund.
7.Njeriu që përsos durimin, përsos çdo gjë tjetër.
8.Në çdo ngjarje të hidhur të jetës sate, ka një mirësi dhe urtësi të fshehur, të cilën nuk mund ta mësosh dhe kuptosh vetëm se duke u thelluar në studimin dhe analizimin e ngjarjes. Ndodhë që mësimi që nxjerr nga sprova të të mos pëlqejë, por mbetet i hajrit dhe i dobishëm për shkak se është caktuar nga Allahu i Madhëruar për një urtësi.
Përshtati:
Sedat ISLAMI
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit