1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vjosa Osmani propozon Vlora Spancën për Auditore të Përgjithshme të Kosovës

Më të lexuarat

Presidentja Vjosa Osmani, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme Vlora Spancën.

Ky propozim vije pas një procesi me pjesëmarrje në Komision të dy sekretarëve të përgjithshëm, përfaqësuesve të BQK-së, shoqërisë civile, Universitetit të Prishtinës, mbikëqyrur nga BIRN-i dhe Sindikata e Punëtorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimi.

“Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Përveç̧ nga Komisioni Intervistues, kandidatët janë vlerësuar edhe kompania britanike BDO në kuadër të projektit të rekrutimit të përkrahur nga Ambasada Britanike.

Znj. Spanca ka shënuar sukses të lartë, duke u radhitur si kandidatja më e vlerësuar në këtë proces. Ajo është radhitur e para në vlerësimin e kompanisë britanike BDO me 33 pikë, dhe e dyta në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, me 30.4 pikë. Procesi i intervistimit është ndjekur po ashtu nga monitorues nga mediet dhe shoqëria civile”.

Ndërsa, Presidentja Osmani tha se rrugëtimi profesional i Spancës si dhe përformanca e saj në këtë proces janë dëshmi e aftësisë dhe profesionalizimit të grave të Kosovës.

“Shoqëria dhe ekonomia jonë do të jenë më mirë vetëm atëherë kur avancohet pozita e grave dhe vajzave në vendin tonë. Prandaj inkurajoj gratë që të vazhdojnë të aplikojnë për pozita të larta menaxhuese në mënyrë që të jenë pikërisht në vendin që e meritojnë”, është shprehu Osmani.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit