7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Shqiptarët sot e kanë shansin për protesta, nesër është vonë?!

Më të lexuarat

Për shkak të protestave gjithëpopullore në Maqedoni në Shkup analistët janë të mendimit se shqiptarët sot e kanë shansin të dalin në protesta të qeta dhe demokratike për ta shprehur paknaqësin ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevskit dhe bashkëpuntorëve të tij, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov të cilët sipas opozitës maqedonase kanë gishtë në rastin e montuar politik “MONSTRA” ku 6 shqiptar të pafajshëm mbajnë burgë të përjetshëm.
 
Poashtu prezenca e protestueve shqiptar do të dëshmonte pjekurinë e tyre se ata janë kundër politikave nacionaliste të Gruevskit i cili gjatë 9 viteve të fundit realizoi projekte monoetnike dhe monofetare si SHKUPI-2014, Enciklopedia maqedonase, pyllëzimi i Maqedonisë me kisha dhe kryqe,invstimet kryekëput në vendbanimet maqedonase dhe punësoi mbi 50 mijë maqedonas nëpër institucionet shterëore me librezë të VMRO-DPMNE-së.
 
Nga skandali i përgjimeve doli e vërteta se ish ministrja e brendshme,Jankullovska “gëzohet” për shkak se polici maqedonas ka vrarë dy shqiptar në Gostivar dhe fyente shqiptarët, pastaj se prokurorja e rastit MONSTRA, Geshovska është drejtëpëdrejt e emëruar nga Sasho Mijallkov.
Në disa audio-regjistrime dëgjohen se mediat maqedonase marrin me miliona euro nga shteti, ndërsa mediat shqiptare mezi mbijetojnë. Me para të shtetit ku participojnë shqiptarët, Gruevski dhe partia e tij bëjnë investime kapitale vetëm në vendbanimet maqedonase, ndërsa shqiptarët diskriminohen tej mase.
 
Poqese shqiptarët sot nuk e shfrytëzojnë këtë të drejtë për protest të qetë, atëher nuk kanë të drejt morale që të flasin nëpër cajtore, kafene dhe vende të tjera kundër qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevskit vlersojnë analistët.
Madje nuk kanë të drejtë edhe të ankohen nga partitë ekzistuese shqiptare, se me mosdaljen në protesta dëshmojnë se ata janë të kënaqur nga zhvillimet politike në Maqedoni.
 
Në këtë periudhë të protestave shqiptarët duhet të dalin me një trup koordinues dhe më kërkesa të qarta ndaj maqedonasve dhe kryeministrit të ardhshëm thonë analistët, e jo të ankohen vetëm në cajtore duke luajtur DOMINO!/zhurnal
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit