2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Torresi dëshiron t’ia mohojë titullin Barcës

Më të lexuarat

Fernando Torres ka paralajmëruar Barcelonën që të presë betejë të vërtetë në Vicente Calderon, duke sqaruar se Atletico Madridi e ka ndërmend të fitojë takimin për t’ia mohuar titullin djelmoshave të Luis Enriques.
 Katalunasit do të përballen me kryeqytetasit spanjoll të dielën dhe me një fitore do ta siguronin titullin e La Ligas. Sidoqoftë, Torres ka thënë se Atletico synon veç fitoren nga ky takim.
 
“Shpresoj që Barça mos ta fitojë titullin këtu”, ka thënë Torres për Sport.
 
“Atletico u shpall kampion në Nou Camp vitin e kaluar dhe tani fatit nuk i dihet. Barça tani ka mundësi të shpallet kampion në stadiumin tonë. Kështu e ka futbolli, por ne do të luftojmë të dielën deri në fund”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit