2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjykata e Lartë në Beograd rehabiliton komandantin çetnik Drazha Mihailloviç

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë ka vendosur që të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës Ushtarake të Republikës Federale të Jugosllavisë nga viti 1946 të shpallen të pavlefshme dhe që Mihailloviç të konsiderohet i padënuar më parë.
 
 
BEOGRAD (AA) – Dhoma Gjyqësore e Gjykatës së Lartë në Beograd sot ka lëshuar një vendim për rehabilitimin e komandantit të Ushtrisë Mbretërore në vend, liderit të lëvizjes çetnike të Dragoljub Drazha Mihailloviç, raporton Anadolu Agency (AA). 
 
Dhoma Gjyqësore e Departamentit të Rehabilitimit të Gjykatës së Lartë në Beograd ka vendosur që të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës Ushtarake të Republikës Federale të Jugosllavisë nga viti 1946 të shpallen të pavlefshme dhe që Mihailloviç të konsiderohet i padënuar më parë. 
 
Dhoma Gjyqësore është ende në seancë dhe është duke e lexuar vendimin e rezolutës e cila është shoqëruar me duartrokitje të të pranishmëve në sallën e gjyqit, ku në mesin e të tjerëve ndodhet edhe kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshelj.
 
Para godinës së gjykatës në Beograd, janë mbledhur anëtarët e Lëvizjes çetnike dhe anëtarët e SRS-së, si dhe anti-fashistët dhe majtistë që brohorisin me parullat “Vdekje fashizmit – liri popullit” dhe “ustashët dhe çetnikët, së bashku keni ikur”.
 
Me aktgjykimin nga 17 korrik të vitit 1946 Mihailloviç u dënua me vdekje me pushkatim dhe i janë marrë të drejtat qytetare.
 
Kërkesa e parë për rehabilitimin e Mihailloviçit është ngritur nga nipi i tij Vojisllav Mihailloviç në vitin 2006, dhe më vonë i janë bashkuar disa shoqata dhe partitë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit