Me dokument të parë ligjor ndërmjet Vatikanit dhe Palestinës, Vatikani ka njohur Palestinën si shtet të pavarur. Dokumenti i njohjes është në formë përfundimtare, por është e nevojshme që të nënshkruhet, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, Vatikani sot ka përgatitur dokumentin për njohjen zyrtare të Palestinës së shtet. Theksohet se është e nevojshme të nënshkruhet. Përmendet se ky është dokumenti i parë ligjor në marrëdhëniet dypalëshe të Palestinës dhe Vatikanit.
Në vitin 2012 Vatikani ka përgëzuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Palestinës si shtet-vëzhgues në Kombet e Bashkuara.
Pritet që Papa Françesku dhe presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas të takohen këtë fundjave./mszh