1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Forcat izraelite arrestojnë 60 palestinezë brenda 8 ditëve në Kuds dhe Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë në operacionet e kryera në Kudsin Lindor të okupuar dhe rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor në tetë ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se forcat izraelite kanë kryer operacione arrestimesh në Kudsin Lindor dhe qytetet Nablus dhe Jenin të Bregut Perëndimor që para Kurban Bajramit deri më tani.

Në deklaratë thuhet se 60 palestinezë u arrestuan në tetë ditët e fundit si pjesë e operacioneve në fjalë.

Ushtarët izraelitë ndalojnë palestinezin e plagosur

Ushtarët izraelitë arrestuan mbrëmë tre palestinezë, njëri prej të cilëve ishte i plagosur në fshatin Yaabed në Jenin të Bregut Perëndimor.

Kryebashkiaku në Yaabed, Samir Abubakr deklaroi se palestinezi Abdullah Basim Abubakr u plagos kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj tre palestinezëve në një pritë në zonën rurale.

Ai njoftoi se tre palestinezët u arrestuan dhe se i plagosuri në mesin e tyre është dërguar në spitalin në Hadera pranë Haifas pasi u ndalua nga ushtarët izraelitë.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha se tre palestinezë hodhën gurë dhe kokteje molotovi drejt automjeteve ushtarake izraelite pranë vendbanimit kolon hebre Mevo Dotan, në jug të qytetit Jenin.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve dhe plagosën një, por nuk u dhanë informacione për gjendjen e të plagosurit palestinez.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, ndalojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit