0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Posti dhe pozita

Më të lexuarat



Posti dhe pushteti mund të arrihen me mënyra të ndryshme, të ndershme dhe të pandershme, por jo detyrimisht ai të siguron pozitë të lartë te masat e njerëzve, kjo e fundit fitohet vetëm me kontribute dhe përpjekje. Janë të shumtë pushtetarët dhe prijësit që nuk arrijnë të krijojnë një vend dhe pozitë të respektuar në sytë e njerëzve, ndonëse mund të mbajnë edhe postet më të larta në një institucion, sado gjatë që qëndrojnë në të, sidomos kur vijnë në krye përmes katapultimit, sepse autoriteti fitohet dhe nuk dhurohet.

Hatib el-Bagdadi përcjell në librin e tij “Historia e Bagdadit” nga Eshath ibn Shubeh el-Mesisi se, Kalifi i njohur Harun Reshidi ndodhej në Reka, por kur në qytet erdhi Ibn Mubarek njerëzit rendën pas tij, shpejtuan hapat dhe ngritën pluhur. Një bashkëshorte e Kalifit doli nga maja e kullës (të shihte) dhe tha: “Çfarë po ndodh?” I thanë se një dijetar nga Horasani ka ardhur (në qytet). Atëherë ajo tha: “Për Allah, ky është pushtet! Jo pushteti i Harunit, i cili i grumbullon njerëzit vetëm me xhandarë dhe ushtarë!” (Tarikh Bagdad, 11/388)

Edhe pse Reshidi është një nga kalifët më të famshëm në historinë islame, përball autoritetit dhe reputacionit që gëzonte në popull dijetari islam Abdullah ibn Mubarek, ai në sytë e bashkëshortes së tij, nuk ishte veçse një njeri me pushtet, që njerëzit i bindeshin për shkak të postit. Kështu pra, kush kërkon autoritet mes njerëzve, vetëm nga posti që mban dhe jo përmes dijes e kontributit, mund të vjelë vetëm autoritetin e pushtetit të frikës nga vartësit e tij.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit