1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Barca me humbje në finale – në pritje të kundërshtarit

Më të lexuarat

Barcelona është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion, përkundër humbjes në Allianz Arena nga Bayern Munichu (3-2). Katalunasit u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm prej 5-3, falë triumfit në përballjen e parë në Camp Nou (3-0).

Duke pasur në mendje rezultatin nga dueli i parë, nikoqirët e dinin se duhej të shënonin gola dhe këtë e bënë që në minutën e shtatë. Një harkim nga këndi të Xabi Alonsos e shfrytëzoi Medhi Benatia i lirë në zonë, për të realizuar me kokë (7’).

Mirëpo, euforia e tifozëve bavarezë u shua menjëherë. Një superpasim të Messit e pranoi Suarez, i cili shkoi përpara dhe nuk u tregua aspak vetjak por asistoi te Neymar, ndërsa braziliani me lehtësi shënoi në portën e zbrazët (15’).

Ky gol do të thoshte se ekipi gjerman duhej t’i shënonte edhe katër gola për të shkuar në finale. Ata ia arritën qëllimit ndaj Shakhtarit dhe Portos, por këtë mbrëmje kishin për kundërshtar Barcelonën.

Dhe MSN ua shoi edhe ëndrrën. Topi i gjatë i Messit arriti te Suarez në gjysmën e Bayernit, uruguaiani u tregua sërish bashkëpunues dhe dërgoi një pasim te Neymar që shënoi golin e dytë personal (29’).

Me rezultat 1-2 u mbyll fraksioni i parë që nënkuptonte se kampioni gjerman duhej t’i shënonte pesë gola në pjesën e dytë dhe të mos pranonte asnjë për të shkuar në finale.

Natyrisht se loja e vendasve ishte më e mirë në gjysmën e dytë, derisa mysafirët dukeshin të kënaqur. Robert Lewandowski pranoi një top nga Schweinsteiger dhe në stilin e Ronaldinhos kaloi Mascheranon për ta barazuar rezultatin (59’).

Thomas Muller e rindezi atmosferën në stadium me golin e epërsisë (74’). Sërish Schweini asistues. Megjithatë, Bayerni duhej të shënonte edhe tri herë dhe kjo nuk ndodhi deri në fund.

Të mërkurën mbrëma do të vendoset nëse do të kemi ‘el Clasico’ në finale, apo do të jetë Juventusi skuadra që do ta rivalizojë Barcelonën në finalen e Berlinit. /Telegrafi/

 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit