3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

BE planifikon të bëjë transferimin e kriptoaseteve më të gjurmueshme

Më të lexuarat

Ndryshimet e propozuara në ligjin e Bashkimit Europian do të detyrojnë kompanitë që transferojnë Bitcoin ose kriptoasete të tjera të grumbullojnë detaje për marrësin dhe dërguesin.

Propozimet do t’i bënin kriptoasetet më të gjurmueshme, tha Komisioni i BE-së, dhe do të ndihmonin në ndalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Rregullat e reja do të ndalojnë gjithashtu sigurimin e portofolave anonimë të kripto-aseteve. Mund të duhet dy vjet që propozimet të bëhen ligj.

Komisioni argumentoi që transferimet e kriptoaseteve duhet t’u nënshtroheshin të njëjtave rregulla kundër pastrimit të parave si transferimet virtuale (pra jo fizike).

“Duke qenë se transferimet e pasurive virtuale i nënshtrohen rreziqeve të ngjashme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit… për këtë arsye duket logjike të përdoret i njëjti instrument legjislativ për të adresuar këto çështje të përbashkëta”, shkroi Komisioni.

Ndërsa disa ofrues të shërbimeve të kripto-aseteve tashmë janë mbuluar nga një sërë rregullash kundër pastrimit të parave, propozimet e reja do të “shtrijnë këto rregulla në të gjithë kripto-sektorin, duke detyruar të gjithë ofruesit e shërbimeve të kryejnë kujdesin e duhur për klientët e tyre”, shpjegoi Komisioni.

Sipas propozimeve, një kompani që transferon kriptoasete për një klient do të jetë e detyruar të përfshijë emrin e tij, adresën, datën e lindjes dhe numrin e llogarisë, dhe emrin e marrësit.

Për t’u bërë ligj, propozimet do të kenë nevojë për konsensusin e vendeve anëtare dhe Parlamentit Europian./BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit