0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Maturantët shkatërrimtarë

Më të lexuarat

Tre vjet shkuan në atë shkollë. Aty morën dituri. Me ato klasë i lidhin shumë kujtime që gjatë do t’i mbajnë mend.
 
Por, në ditën që e mbaruan shkollimin e mesëm, atë vend e lanë shkret, dëmtuan gjithçka, sikur pas tyre më në shkollë nuk do të shkojë askush.
 
Pamjet që po qarkullojnë nga Gjimnazi “Ismail Qemali” janë tmerruese. Inventar shkollor që më shumë i ngjan një depoje të mbeturinave të hekurit, karrige e banka të grumbulluara në një vend, copa dërrasash e çka jo tjetër, sjellin pamje nga një vend që do të duhej të ishte vatër e diturisë dhe e sjelljes së dalluar.
 
Nuk është kjo një dukuri që ndodh vetëm në komunën e Kamenicës.
 
Mungesë e kujdesit për pronën e përbashkët, sidomos për shkollat, vërehet gjithandej.

Pamjet me dyer të shpuara, korniza të dëmtuara, shkarravina në mure, drita me kabllo të kacavjerrë, priza të thyera që paraqesin rrezik për jetën e nxënësve, e pamje të tjera të tilla të trishta e të turpshme, nuk janë ekskluzive për gjimnazin e Kamenicës.

 
Prandaj, disa shkolla, për t’i shmangur shkatërrimet e inventarit në fund të vitit shkollor, disa ditë më herët nuk i lënë nxënësit maturantë të futen fare në shkollë.
 
Ngjashëm ndodhi edhe këtë vit, kur dyert e disa shkollave u mbyllën në ditën e fundit të mësimit për maturantë./zeri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit