0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ambasadorët evropian në Izrael bojkotuan ceremoninë në ambasadën e SHBA-së në Kuds

Më të lexuarat


Disa ambasadorë evropian në Izrael kanë bojkotuar ceremoninë që SHBA ka organizuar në ambasadën e saj në Izrael që e transferoi në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, SHBA javën e kaluar ka organizuar një ceremoni me rastin e “4 korrikut, Ditës së Pavarësisë” në ambasadën amerikane në Izrael.

Shumë ambasadorë evropian, në mesin e të cilëve edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, nuk morën pjesë në ceremoni pasi nuk njohin Kudsin si “kryeqyteti të Izraelit”.

Pasi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 6 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se ai e njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe se do të zhvendoste ambasadën e vendit të tij nga Tel Avivi në Kuds, ndërtesa e re e ambasadës amerikane u hap me një ceremoni zyrtare më 14 maj të vitit 2018.

Shumë vende reaguan ndaj këtij vendimi të SHBA-së, ndërsa përveç SHBA-së, Guatemalës, Kosovës dhe Hondurasit, asnjë shtet tjetër nuk ka zhvendosur ambasadën e tyre izraelite në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit