0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Roboti qetëson fëmijët gjatë vizitave tek doktori dhe dentisti

Më të lexuarat

Vajtja tek dentisti mund të jetë sfiduese, veçanërisht për fëmijët. Por një kompani teknologjike shpreson t’i ndryshojë gjërat me një robot të ri miqësor të quajtur Robin.

Robin përshëndet fëmijët me emër kur ata hyjnë tek dentisti dhe bisedon me gëzim për t’i qetësuar.

Robin ndodhet në tre zyra dentistësh dhe katër spitale në zonën e Los Anxhelosit, përfshirë në Spitalin e Fëmijëve UCLA Mattel.

Kur e sollëm Robin, të gjithë ishim të ngazëllyer, madje edhe të rriturit kur panë që po hynte ky robot i mrekullueshëm inteligjent. Është bërë shumë më e lehtë që fëmijët të bëhen pjesë dhe ta dëshirojnë vizitën e tyre dentare në klinikën tonë“, thotë Espy Sosa, menaxhere rajonale në Grupin Dental ABC Kids.

Robin është i pajisur me katër sensorë ultrasonikë për distancat dhe sensorë për prekjen që i mundësojnë të kuptojë nëse një fëmijë po i jep një përqafim. Inteligjenca e tij artificiale është në gjendje të interpretojë fytyrat e fëmijëve – kur ata buzëqeshin ose rrudhin vetullat.

Ai thyen akullin, duke u thënë të mos bëhen nervozë pasi gjithçka do të jetë në rregull. Dhe pastaj luan një muzikë ose u tregon fëmijëve si të lajnë dhëmbët dhe se çfarë duhet të presin nga vizita e sotme“, thotë zonja Sosa.

Përveç anglishtes, Robin flet spanjisht dhe armenisht, gjuha e krijuesve të tij.

Roboti është gjysmë-autonom, që do të thotë se mund të ketë raste kur një psikolog i çertifikuar do të flasë nëpërmjet Robinit për të ofruar mbështetje të personalizuar sociale dhe emocionale.

Expper, kompania që e krijoi Robinin, bashkëpunoi me Spitalin e Fëmijëve UCLA Mattel, i cili po kryen një studim për të vlerësuar se si teknologjia ndihmon fëmijët dhe prindërit për stresin e shtrimit në spital.

Burimi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit