1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministri Kurti reagon për helmimet në Deçan

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve të Deçanit.

Ai potencoi se në pamundësi për të qenë prezent, pasi është në vizitë zyrtare në Greqi, ai ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet përgjegjëse.

Kryeministri Kurti u shpreh se nga qeveria po japin mbështetje zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit