Komisioni për ndërtimin dhe zhvillimin e Izraelit dje miratoi ndërtimin e 900 njësive të banimit në Ramat Shlomo, që ndodhet në verilindje të Jerusalemit
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka dënuar ndërtimin e vendbanimeve të planifikuara izraelite në territorin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ndërtimi i vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez është i paligjshëm,” tha ministria në një deklaratë.
Qeveria ruse konsideron se ky veprim do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet izraelito-palestineze.
Komisioni për ndërtimin dhe zhvillimin e Izraelit dje miratoi ndërtimin e 900 njësive të banimit në Ramat Shlomo, që ndodhet në verilindje të Jerusalemit.kohaislame